“Vëllezërit Allgjata” është një histori suksesi që lindi në Pezë Helmës, Tiranë, nga një familje e përkushtuar pas punës dhe cilësisë. Fillimisht nisëm si një biznes modest, me një dyqan të vogël, por me kalimin e viteve u rritëm falë besimit që formuam tek klientët tanë, dhe përkushtimit ndaj produkteve natyrale. Sot, jemi një nga emrat më të njohur në treg për mishin e freskët, sallamerinë artizanale, bulmetin cilësor, brumërat dhe produkte të tjera tradicionale.
Puna dhe vlerat tona janë trashëguar brez pas brezi. E themeluar nga vëllezërit Agron dhe Afrim Allgjata, sipërmarrja vazhdon të ruajë traditën duke përfshirë edhe gjeneratën e re në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve.Madje me rritjen e nevojës për fuqi punetore, kemi punësuar dhe shumë punonjës nga zona në ndërmarrjen tonë.
Produkte të Përzgjedhura Drejtpërdrejt nga Fermerët
Në “Allgjata”, besojmë se cilësia fillon nga burimi. Për këtë arsye, mishin e blejmë direkt nga fermat shqiptare, duke përzgjedhur kafshët më të shëndetshme. Por nuk ndalemi vetëm tek mishi — gjithashtu marrim pula dhe zogj fshati, qumësht të freskët, ullinj dhe një sërë produktesh të tjera të freskëta nga zonat përreth.
Të gjitha këto produkte përpunohen në punishte tradicionale, ku respektohen teknikat dhe recetat e trashëguara brez pas brezi. Djathërat dhe bulmeti ynë përgatiten në mënyrë natyrale, pa kimikate, duke përdorur “lulzën”, një bimë tradicionale që ruan cilësinë dhe freskinë e djathit tonë.
Produktet tona dalin në dritë në dyqanin “Allgjata”, aty ku origjina takohet me cilësinë — duke sjellë në tryezën tuaj shijen autentike të traditës shqiptare.

Ruajtja e Cilësisë dhe Traditës
Ne synojmë të mbajmë cilësinë e lartë të produkteve tona, duke zhvilluar më tej biznesin tonë pa bërë kompromis me vlerat tona tradicionale. Qëllimi ynë nuk është zgjerimi i pakontrolluar, por ofrimi i produkteve më të mira për klientët tanë besnikë.
Në të njëjtën kohë, Allgjata luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e komuniteteve lokale. Duke ofruar një vend të qëndrueshëm dhe të besueshëm ku fermerët lokalë mund të shesin produktet e tyre, ne ndihmojmë në krijimin e mundësive të qëndrueshme për zhvillimin e tyre. Ky partneritet u jep mundësinë fermerëve të ndërtojnë të ardhmen e tyre aty ku kanë rrënjët, duke u rritur së bashku me Allgjatën dhe duke kontribuar në ruajtjen e traditave dhe jetesës lokale.