100 L/Copë
Hirra e gjizës është një lëng natyral i fuqishëm dhe freskues.
Hirra e gjizës është lëngu natyral që ndahet nga qumështi gjatë procesit të prodhimit të djathit ose gjizës. Ka një ngjyrë të bardhë në të gjelbër të çelët dhe një shije të freskët e të lehtë, pak të thartë. Është shumë e pasur me proteina të thjeshta si albumina dhe laktoza, të cilat treten lehtë dhe përthithen shpejt nga organizmi, si dhe me minerale të rëndësishme (kalcium, magnez, fosfor) dhe vitamina të grupit B.